Showtime

“Kam dyshimet e mia për Andin, dua ta njoh jashtë”, vëllai i Gresës e komenton lidhjen e dyshes

01/29/2023 21:36
nga:G B

Vëllai i modeles Gresa Hoti, Dion Hoti, foli për “Big Talk” këtë të diel, dy ditë pasi banorja përmes biletës së kthimit, u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”.

Ai nuk la pa komentuar lidhjen mes së motrës dhe banorit, Andi Artani.

“Andi mendoj që është një djalë shumë i edukuar, por aty brenda secili është për lojën e vet dhe nuk e di kush është real aty brenda dhe kush po bën lojë, duke marr për bazë që Andi vjen nga një emision si “Përputhen” ku njerëzit hyjnë për t’u lidhur kam dyshimet e mia, do të doja ta njihja edhe nga jashtë”, tha ai.

Në linqet më poshtë mund të shihni klipin, dhe emisionin e plotë.