Showtime

“Kam agjëruar si burrat”, Aida Doçi befason me deklaratën e fundit

05/14/2021 12:19
nga:G C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun shqiptar.

Aida ka kohë që është martuar dhe këtë festë Bajrami e priti si nuse në shtëpinë e saj dhe të Naser Çelit, shkruan GazetaBlic.

Në një intervistë të dhënë së fundi, ajo u shpreh se ka agjëruar gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Po e kam agjeru Ramazanin edhe shumë lehtë ka shku, diqysh e kam agjëru si burrat”, tha ajo për Atv.

Ndryshe, Aida ka gjetur kohë edhe për një video të TikTok-ut e cila tash është bërë virale në rrjet./GazetaBlic/