Showtime

“Kam 25 vite që nuk ia dëgjoj zërin mamit dhe babit”, Ana e “Për’puthen” përlot me historinë e trishtë

12/19/2021 08:49
nga:Donika Fetahu

Alesia, konkurrentja më e re në “Për’puthen”, tregoi se për humbjen e nënës, ku konkurrentëtnuk i mbajtën dot lotët, por ajo tha se kishte merakun e të atit, si do ta priste historinë.

Sonte një mesazh erdhi për të pikërisht nga babai i saj.Ku preku të gjithë nga fjalët që i kishte dedikuar vajzës së tij, shkruan GazetaBlic.

Pas historisë së tishtë të Alesias, edhe një tjetër konkurrente emocionoi me rrëfimin e saj të papritur. Ana, vajza e re, shpërtheu në lot teksa dëgjonte Alesian, ajo tha se e kuptonte shumë mirë se për faktin se ajo nuk ia kishte dëgjuar kurrë zërin prindërve të saj.

“Ma këputi shpirtin. Unë nuk ia kam dëgjuar një herë zërin. Mamin dhe babin i kam memeca”, u shpreh Ana./GazetaBlic/

Megjithatë, ajo shtoi se kjo pjesë e prek shumë, ndaj nuk ka dashur të flasë. Sakaq, edhe djemtë e opinionistët u përlotën nga historitë e trishta, duke i dhënë mesazhe force të dyja vajzave.