Mesfushori i Manchester City, Kalvin Phillips, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Ipswich Town përpara se t’i bashkohet klubit në formë huazimi, sipas The Athletic.
Nëse transferimi realizohet, 28-vjeçari do të kalojë sezonin 2024-25 në formë huazimi në skuadrën e Premier League, pasi u kthye në City në qershor nga një huazim gjashtë-mujor te West Ham United, transmeton GazetaBlic Sport.
Të enjten (15 gusht) dhe të finalizohen detajet e transferimit.
Ish-mesfushori i Leeds United do të bëhet nënshkrimi i shtatë i Ipswich në dritaren e verës pas ardhjes së Jacob Greaves, Omari Hutchinson, Liam Delap, Conor Townsend, Ben Johnson dhe portieri kosovar, Aro Muric.
/GazetaBlic Sport/


