Sporti

Kalvin Phillips drejt largimit nga Manchester City, Bayer Munich monitoron situatën e mesfushorit anglez

06/24/2023 12:03
nga:E K

Kalvin Phillips është drejt largimit nga Manchester City.

Aventura e anglezit te “Citizens” duket se do jetë e shkurtër pasi Phillips u transferua në “Etihad Stadium” vetëm në sezonin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Leeds United mund të transferohet në Gjermani.

Skuadra e Bayern Munich është e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa gjermani, Thomas Tuchel e pëlqen shumë lojtarin.

/GazetaBlic Sport/