Sporti

Kalulu: Serie A është e nënvlerësuar, nuk luhet më lojë e mërzitshme defanzive

09/21/2022 11:28
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu, këmbëngul se Seria A është e nënvlerësuar.

Mbrojtësi kuqezi foli për La Gazzetta dello Sport nga trajnimi U21 i Francës, përcjell GazetaBlic Sport..

“Disa detaje bënë diferencën kundër Napolit. Humbëm tre pikë, por jo gjithçka është kot. Dikush mëson edhe nga humbjet,” pranoi Kalulu.

“Stefano Pioli na thotë çdo ditë se ky sezon do të jetë edhe më i vështirë. Detajet vendosin ndeshjet, na takon ne të dëshmojmë se jemi kampionët në fuqi. Jam i bindur që gara për titull do të vazhdojë deri në fund, duam të fitojmë sërish.

“Seria A është e nënvlerësuar. Në Francë, njerëzit mendojnë se përdoret ende lojë e mërzitshme defanzive, por nuk është më kështu,” vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport/