Lajme

Kaluan ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi, në automjet iu gjeten 36 krerë bagëti

02/08/2023 09:51
nga:Astrit Gashi

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi kishin kaluar kufirin Serbi – Kosovë në mënyrë ilegale.

Sipas policisë, në automjetin e të dyshuarve ishin ngarkuar 25 dele, dy dhi, shtatë qengja e dy keca pa dokumentacionin përkatës.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.