Lajme

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy persona në Leposaviq

02/08/2023 08:58
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka raportuar se janë shoqëruar në polici dy persona në Leposaviq, pasi të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht.

Poashtu, në automjetin e të dyshuarve janë gjeur të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca që nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar, kurse kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme.