Lajme

Kalon rezoluta e AAK-së për Ligjin e Pagave, Tahiri: Po shihet drita në fund të tunelit

02/08/2022 13:46
nga:Gazeta Blic

Sot është miratuar në Kuvendin e Kosovës, rezoluta e propozuar nga AAK për Ligjin e Pagave në sektorin publik.

Pas këtij votimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tutje, Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve.

Reagimi i plotë:

Po shihet drita në fund të tunelit!

Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ligjin e Pagave, sot u miratua në Kuvend të Kosovës.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve.