Lajme

Kalon projektligji për çmimet tavan mbi produktet bazë

10/27/2022 13:01
nga:Genita C

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka hedhur në votim projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Konjufca tha se në votim morën pjesë 63 deputetë.

Rrjedhimisht, ky projektligj ka kaluar.

Kryeparlamentari tha se nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas këtij projektligji, qeveria do t’u vendos tavan çmimeve të disa produkteve bazike, për ta lehtësuar barrën e inflacionit te qytetarët.