Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi ka kaluar propozimi i deputetëve të VV-së, Armend Muja dhe Mimoza-Kusari-Lila për t’ua paguar serbëve rrymën prej 11 milion eurosh në veri.
Ky vendim u propozua nga deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja ndërsa kundër ishin deputetët e opozitës.
Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me ëështjen e pagesës së rrymës për Veriun e Kosovës.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.
Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nese ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ja mundësojmë rrugën krimit. Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër.”
Pagesa e rrymës në veri ka qenë në vazhdimësi një problematikë e mprehtë me të cilën janë përballur qytetarët e Kosovës dhe që e kanë refuzuar.
Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar sot gjithashtu ankesën e ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli”, për mos zbatimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike përkatësisht për lirimin nga renta minerare.
Propozimet e miratuara:
1. NP KOSTT, duhet të paraqes para komisionit funksional, në baza mujore devijimet e energjisë elektrike në këto komuna (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) – për gjashtë (6) muajt e ardhshëm, duke filluar nga muaji prill 2021;
2. NP KOSTT, të paraqes në komision funksional, shpenzimet e energjisë elektrike në baza mujore retroaktivisht prej 1 janar 2018 – deri me 1 prill 2021;
3. NP KOSTT, duhet të paraqes në komision funksional, zgjidhjen mujore për devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan);
4. Autorizohet NP KOSTT të mbuloj devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), sipas zgjidhjes së prezentuar dhe miratuar në komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.
5. Obligohet Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatoreve në katër komunat e Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) me energji elektrike.