Lajme

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian: Progresi në Dialog mbetet esencial

06/17/2026 14:02
nga:Y I

Raporti i Riho Terras për Kosovën ka kaluar me shumicë solide të votave. Këtë e ka bërë të ditur vetë Terras përmes një postimi në “X”.

Pro raportit kanë votuar 412 deputetë, 174 kundër dhe 58 abstenime.

“Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Terras.