Lajme

Kaloi testin për notere | Mexhuani jep dorëheqje nga pozita e kryetarës së OSHP-së, ky pritet të jetë zëvendësuesi i saj

08/12/2024 14:58
nga:G C

Vjosa Gradinaj-Mexhuani, e cila ishte emëruar nga Kuvendi i Kosovës me 23.06.2022 në pozitën e Kryetares së Organit Shqyrtues të Prokurimit ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu kanë bërë me dije burime të GazetaBlic.

Ky vendim erdhi pasi, Mexhuani javë më parë kishte kaluar testimin për t’u bërë notere për territorin e Ferizajt dhe një dorëheqje e tillë parashihej në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

““Në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr 06/l-100 për Noterinë, obligohet e emëruara që brenda periudhës prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dëshminë përkatëse me të cilën vërteton dorëheqjen e saj nga funksioni aktual zyrtar”, thuhet në vendim.

Tutje, GazetaBlic nga burimet e saj mëson se në vend të Vjosa Gradinaj-Mexhuanit, pritet të emërohet UD Isa Hasanaj.

Kjo bazuar në nenin 102, paragarfi 3, i ligjit të prokurimit.

Ndryshe Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik është një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, në fushën e tenderëve si dhe të vlerësimit të dhënies së tyre nga kompanitë e pakënaqura të cilat bëjnë ankesë./GazetaBlic/