Lajme

“Kallxoni dikush atij ministrit kot”- Mushkolaj kritika Latifit për gjendjen në shëndetësi

09/23/2022 20:43
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Mushkolaj ka publikuar një artikull  ku thuhet se për të bërë një rezonancë në QKUK duhet pritur deri në gusht të 2023-s.

“Kallxoni dikush atij ministrit kot, Mr. Tripit. Atij që po thotë se bëhet mirë edhe nja 10 vjet” shkruan Mushkolaj në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: