Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka pritur sot në takime të ndara kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kallas pas takimit që pati me dy krerët e shteteve tha se rruga e vetme për anëtarësimin në BE është normalizimi i marrëdhënieve, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit.
Tutje ajo ka thënë se e ka mirëpritur gatishmërinë për të bashkëpunuar për sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc dhe siç tha ajo autorët duhet të sillën para drejtësisë.
“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas.
I met @avucic and @albinkurti today.
The only way to EU membership is through normalisation of their relations, on the basis of the Ohrid agreement.
I welcomed the readiness to fully cooperate after the recent terrorist attack. Perpetrators must face justice. pic.twitter.com/SRChOiwPb2
— Kaja Kallas (@kajakallas) December 3, 2024