Lajme

Kallas i del në mbrojtje Ukrainës: Evropa është me ju – Sot, u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri

02/28/2025 21:50
nga:Mergim Rreci

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar pas përplasjes mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenksy.

Kallas tha se Evropa qëndron përkrah Ukrainës, dhe se do të shtojnë mbështetjen e tyre në mënyrë që ukrainasit të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit rus.

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat
“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës. Do ta shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën që ata të mund të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit.

Sot, u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri. Na takon neve, evropianëve, ta marrim këtë sfidë”, shkroi Kallas në rrjetin social X.