Lajme

“Kalimi i Osmanit në LDK e dëmton Vetëvendosjen deri në 5%”, Mulolli: Mund të shkojmë prapë në zgjedhje

05/24/2026 16:19
nga:Genita C

Analisti politik Fitim Mulolli ka deklaruar se gjasat për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë janë të mëdha, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo lidhet me qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse nuk siguron 80 deputetë për krijimin e institucioneve.

Mulolli tha se ky është një tregues se VV nuk pritet të arrijë konsensus me partitë aktuale politike.

Ai shtoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje mund të pësojë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, duke përmendur si faktor kalimin e Vjosa Osmanit në listën e LDK-së, që sipas tij mund ta dëmtojë VV-në nga 2 deri në 5 për qind.

“Gjasat janë të mëdha të kemi edhe një palë zgjedhje, kjo për dy arsye: E para, vetë kryeministri në detyrë Kurti ka deklaruar se mund të ketë prapë zgjedhje, nëse nuk do t’i ketë 80 deputetë, kjo është indikator i çartë se ai nuk do të bëjë konsensus me asnjërën prej partive aktuale”.

“E dyta, mendoj se VV nuk do të arrijë atë numër të votave që ka pasë në zgjedhjet e dhjetorit 2025, arsyeja e parë është kalimi i Vjosa Osmanit në listën e LDK-së që do ta dëmtojë VV’në 2 deri në 5%”.

Deklarata e plotë: