Lajme

Kalimi i Doarsa Kicës në LDK, vjen reagimi i parë nga Lista “Guxo”

09/07/2022 12:43
nga:G B

Ministri Faton Peci, i cili vjen nga Lista Guxo, ka thumbuar deputeten Doarsa Kica-Xhelili, e cila është larguar nga Guxo dhe raportohet se ka kaluar në LDK, raporton Gazeta Blic.

Peci ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren Donika Gërvalla, derisa ka thënë se kushdo që synon tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se gjithsejtë 8 deputetë do të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ishte shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ai i cili në një intervistë të dhënë javë më parë kishte paralajmëruar largimin e këtyre deputetëve, ndonëse nuk ka përmendur emra.

Doarsa Kica i bashkohet LDK’së