Tashmë është konsumuar edhe afati i Rregullores së Kuvendit të Kosovës që seanca konstitutive në rast të mosmbylljes të vazhdohet jo më larg se 48 orë.
Gazetari Adriatik Kelmendi pyeti a është shuar institucioni i Kuvendit të Kosovës dhe a kanë hequr deputetët dorë nga mandatet e tyre.
Postimi i Kelmendit:
Pyetje për 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, dalë nga vullneti qytetar nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026:
– A është shuar institucioni i Kuvendit në Kosovë?
– Pse nuk u konstituua as në ditën e 30 pas certifikimit të zgjedhjeve?
– Pse sot, 48 orë pas mbledhjes së kaluar, nuk jeni mbledhur në sallën e Kuvendit?
– A keni hequr dorë nga mandatet?


