Kalendari i La Liga Santander 2022-2023 tashmë është i njohur pas shortit të zhvilluar këtë të enjte në zyrat e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).
Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës, do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, me 16 tetor, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave, do të zhvillohet me 19 mars të vitit ardhshëm.
Në javën e parë, e cila do të zhvillohet më 13/14 gusht, Barça do të presë Rayo Vallecanon, ndërsa kampionët në fuqi Real Madrid do të vizitojnë Almerian e sapo ngjitur.
Java 1 e Ligës Santander 2022-23
Athletic-Mallorca
Barcelona-Rayo Vallecano
Betis-Elche
Celta-Espanyol
Cádiz-Real Sociedad
Osasuna-Sevilla
Almería-Real Madrid
Getafe-At. Madrid
Valladolid-Villarreal
Valencia-Girona.
/GazetaBlic Sport/