Sporti

Kaka dhe Ronaldo po tentojnë ta bindin Ancelottin që t’i bashkohet Brazilit

03/28/2023 15:24
nga:Lorik J

Ish-lojtarët e Real Madridit, Ronaldo dhe Kaka, po luajnë një rol kyç për të bindur trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti për t’iu bashkuar Brazilt.

Ish-lojtarët e Brazilit kanë luajtur nën drejtimin e Ancelottit në AC Milan dhe kanë folur me italianin në emër të FA Braziliane (CBF), e cila ka qenë pa një trajner të përhershëm për ekipin kombëtar që kur Tite dha dorëheqjen pas largimit të tyre nga Kupa e Botës, përcjell GazetaBlic Sport.

Një burim i tha The Athletic: “Emri që po kërkojmë është Carlo Ancelotti. Është vetëm ai, nuk ka tjetër. Nëse punësimi i tij nuk ndodh, me siguri do të shikojmë në Brazil”.

Mbetet të shihet nëse Kaka dhe Ronaldo mund ta bindin Ancelottin që t’i bashkohet Brazilit.

/GazetaBlic Sport