Uncategorized

Kaka bën parashikimin optimist: Rezultati i derbit dihet

02/02/2023 13:44
nga:Lorik J

“Milani fiton 2-1”, – ky është rezultati që ka parashikuar për derbin me Inter që do luhet të dielën në mbrëmje, ishi i “Djallit”, Ricardo Kaka.

Duke folur për mediet italiane ai theksoi se pret një ndeshje deri diku të ekuilibruar.

“Pres një lojë të ekuilibruar. Milani nuk ka asgjë më pak se Interi, pavarësisht rezultateve negative të fundit. Skuadra e merr veten duke menduar se mbrëmja është e veçantë dhe duhet bërë diçka e veçantë”-deklaroi ai.