Lajme

Kajtazi: Radojçiqi ka pasur tender edhe në kohën e Liburn Aliut

09/11/2024 21:26
nga:Sh R

Sot Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Rasti i Banjskës dhe aktakuza e ngritur u diskutuan edhe sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Opinionisti Vehbi Kajtazi, deklaroi se Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi grupin terrorist ndër vite i kishte marrë disa tenderë nga Republika e Kosovës.

Ai theksoi se të fundit e kishte marrë edhe në kohën e Liburn Aliut.

“Ka gjashtë vjet që Radoiçiqi që përpiqet për ta ndarë veriun e Kosovës dhe t’ja bashkangjes Serbisë dhe akti i fundit ka qenë ajo kur ka ndodhur në shtator”, tha Kajtazi në Klan Kosova.