Lajme

Kajtazi: Policia iu nënshtrua Sveçlës, përse nuk e pyetën për lidhjet e tij me të arrestuarin për drogë

06/05/2025 23:28
nga:Sh R

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas raportimit të Paparacit se Xhelal Sveçla i ka kërcënuar shefat e policisë dhe gati sa nuk i ka sharë me nënë pasi nuk i kanë raportuar për megaoperacionin kundër drogës në të cilin u arrestua një person me lidhje të afërta me të.

Kajtazi ka thënë se Policia e Kosovës i është nënshtruar Sveçlës me lidhje të dyshimta me të arrestuarin për trafikim ndërkombëtar të drogave.

Ai ka pyetur se përse Policia nuk e ka pyetur Svelën për lidhjet e tij me Shemsi Bahtrin, i arrestuar në aksionin e madh të policisë.