Lajme

Kajtazi: Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e Danica Marinkoviqit e s’e dekreton ish-ushtarin e Koshares

04/08/2023 08:45
nga:Astrit Gashi

Gazetari Vehbi Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufajt. Ai ka thënë se Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e gjyqtares famëkeqe Danica Marinkoviq dhe po refuzon ta dekretojë një ushtar të betejës së lavdishme të Koshares.

Ai shkruan se Marinkoviq ka qenë gjyqtare hetuese në rastin e masakrës së Reçakut dhe në arrestimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin Kajtazi e quan “shef të presidentes”.

“Vjosa, ktheje edhe Danicen aman dhe plotësoje mozaikun”, ka shkruar Kajtazi.

“Per me shume se nje vit, presidentja Vjosa Osmani nuk po e dekreton kryeprokurorin e Shtetit, Blerim Isufajn. Vec paranendojeni se çfare presidentje kemi: Preferon qe ne krye te Prokurorise ta mbaje asistentin e gjyqtares famekeqe, Danica Marinkoviq dhe refuzon ta dekretoje nje ushtar te betejes se lavdishme te Koshares. Per dijenine e Vjosa Osmanit, Danica Marinkoviq ka qene gjyqtare hetuese ne rastin e masakres se Raçkut dhe te arrestimit te shefit te presidentes, Albin Kurti. Vjosa, ktheje edhe Danicen aman dhe plotesoje mozaikun!”, shkruan më tutje Kajtazi.