Lajme

Kajtazi: Lidhja e interesave të regjimit të Kurtit me mafinë energjetike është e konfirmuar

07/31/2025 22:12
nga:G B

Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se lidhja e interesave siç tha ai, të regjimit të Kurtit me mafinë energjetike, është e konfirmuar.

Ai gjithashtu u shpreh se duhet të kthehemi shumë prapa për ta kuptuar logjikën e vendimi të ZRrE-së për tregun e hapur.

“Është treguar deri tash se lidhja e interesave të regjimit të Kurtit me mafinë energjetike është jashtëzakonisht e konfirmuar tashmë dhe duhet të kthehemi shumë prapa për ta kuptuar logjikën e këtij vendimi të ZRrE-së që bizneset me i nxjerr në treg  të hapur”.

“Kurti ka qenë në opozitë kur në vazhdimësi ka sulmuar projekte të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë”, u shpreh tutje Kajtazi.