Lajme

Kajtazi, Kurtit: O i nderuar, çka ke bo për katër vjet, a e ke ngulë ndonjë kunxh?

11/20/2024 21:32
nga:G B

Gazetari Vehbi Kajtazi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, specifikisht për kryeministrin Albin Kurti.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe të ministrit Faton Peci, janë shqetësuese.

“Deklaratat e Kurtit dhe Pecit janë shqetësuese. Nëse ka ndonjë dyshim a akuzë për diçka, ata duhet të merren me çështjen e caktuar, e jo të thonë ‘ata, ata, ata’, sepse tek e fundit, ju kush jeni? Duhet të dimë se këta kush janë. Sa u përket atyre, ata janë në opozitë. Dhe ne e kemi në pushtet Albin Kurtin, një politikan totalisht i paaftë për të qeverisur këtë vend. Sa i përket votës dhe popullatës që votojnë, të jap shembuj me qindra se çka votojnë nëpër botë. Edhe Hitleri ka ardhur me votë”, deklaroi ai, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, gazetari Kajtazi e pyeti kryeministrin Kurti se “a ke ngulur ndonjë kunxh” në 4 vjet qeverisje.

“Sot pyete, ‘O i nderuar, çka ke bërë këto katër vjet? A e ke ngul diku ndonjë kunxh? A e ke bo diçka që mbahesh mend? Përveç demagogjisë e akuzave ‘ata, ata, ata’”, tha Kajtazi.

Tutje, ai foli edhe për doracakun e mësimdhënësve për Edukatën Seksuale, teksa shtoi se iniciativa për edukatë seksuale ekziston që nga viti 1999.

“NJë grup që është marrë me këtë çështje ka insistu, e një grup tjetër kanë insistuar se duhet të jetë edhe çështja fetare. Iniciativat kur kanë ndodhur, janë të mirëseardhura. Por, kur është finalizuar, kush e ka miratuar? Ajo e ka një datë”, deklaroi më tej ai.

Sipas tij, edukimi në këto fusha është shumë i mirëseardhur.