Lajme

Kajtazi: Janë cenuar marrëdhëniet me ShBA-në, s’ka rëndësi çka thotë Kurti – Kosova do ta paguajë faturën

02/20/2024 19:24
nga:G C

Eksperti i çështjes së sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se lufta në Ukrainë është shembulli më i mirë se çfarë ndikimi ka politika e jashtme.

Kajtazi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, shembull i mirë sa i përket kësaj është edhe çlirimi i Kosovës.

“Shtyllat themelore të politikës së sigurisë nacionale përbëhen nga politika e jashtme, ekonomike dhe ajo e mbrojtjes. Rasti i çlirimit të Kosovës dhe lufta tanishme në Ukrainë, janë shembulli më i mirë se çfarë do të thotë politika e jashthme dhe ndikimi i saj si faktorë i sigurisë nacionale”, tha Kajtazi.

Kajtazi foli edhe për deklaratën zv.sekretarit O’Brein ku thotë se po tregohet që marrëdheniet tona me Amerikën janë cenuar seriozisht.

Ai thotë se hiç s’ka rëndësi më se çfarë thotë kryeministri Kurti, pasi sipas tij, Kosova do ta paguajë këtë faturë.

“Deklarata e zv.sekretarit O’Brien është notë negative në marrëdhëniet me ShBA-në. U tregua se këto marrëdhënie janë cenuar seriozisht dhe me këtë edhe politika e sigurisë nacionale. Ky raport i krijuar të kujton fabulën e bretkocës për të mbathë pakoin, pransaj se çfarë thotë kryeministri Kurti është pak e rëndësisht. Kosova do ta paguajë faturën”, tha Kajtazi për GazetaBlic.

Kurti: Me ShBA-të jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

Gaxherri pas deklaratës së Kurtit: Shqiptarët të reflektojnë, prishja e miqësisë me Amerikën është tradhëti kombëtare

“S’pajtohemi me SHBA-të për çdo gjë” – Nga AKR-ja i reagojnë kryeministrit Kurti