Lajme

Kajtazi e quan Qeverinë të padenjë: Kjo njësi policore që protestoi sot, janë vija e parë e zjarrit

11/01/2023 18:44
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi thotë se në vendet tjera Njësia më elite e Policisë nuk ka nevojë të del në protesta të tilla, siç ndodhi tek ne sot.

Kajtazi në një prononcim për GazetaBlic ka kritikuar qasjen e Qeverisë, teksa shton se sjellja deri në atë nivel nuk i duhet shtetit.

“Gjëja që më së paku i nevojitet shtetit të Kosovës, është sjellja e gjendjes deri në atë nivel sa të protestojë Njësia më elite e Policisë së Kosovës. Në vendet normale, kjo njëri nuk kanë kërkesa, sepse shteti ia plotëson në mënyrë të kënaqshme pa pasur nevojë që dikush të kërkojë diçka”, thotë Kajatazi.

Kajtazi i quan të padenjëta shtetet që kursehen për pjesëtarët e policisë së Kosovës.

“Shteti përpos që plotëson në mënyrën më të mirë të munshme nevojat për pjesëtarët e këtyre njësive, gjithashtu kujdeset për aftësitë e tyre psiko-motorike, duke i dërguar në qendra dhe pushimore. Këto njësi janë vija e parë e zjarrit, praktikisht janë personat e parë që vdesin apo kthehehen me lavdi për vendin, prandaj shtetet që kursehen që pjesëtarëve të ktyre njësive mos t’ju krijojnë komoditetin e nevojshme, janë të padenjta”, tha Kajtazi për GazetaBlic.

Xhelal Sveçla del me reagim: Policët që protestuan sot këtë vit morën nga 2,200 euro në muaj