Lajme

Kajtazi: Dikush që ta bën slogan thënien e Bahtirit, ti e pret këtë rezultat

12/28/2025 19:52
nga:G B

Analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje që po “shfrytëzon analfabetët funksionalë” duke marrë shembull frazën e Agim Bahtirit që u përdor si slogan këto zgjedhje.

“Duke e pasë parasysh që nuk e di a ka naj vend tjetër ku diskutohet para e gjatë zgjedhjeve, a duhet me i asistu analfabetët gjatë votimit a nuk duhet, për mu është shumë tregues i madh ky”, ka thënë Kajtazi në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Një subjekt politik i cili ta bon slogan të fushatës një thënie të Agim Bahtirit, ti prapë e pret këtë rezultat sepse ky njeri po operon me gjuhën që e marrin vesh, përfshirë edhe ai analfabeti që ka nevojë për asistencë në ditën e votimit”.

“Shumë janë. Albin Kurti e thotë…”