Lajme

Kajtazi: Dejona Mihali tregoi se po përgjohen liderët e opozitës, AKI po keqpërdoret nga pushteti – opozita të veprojë

08/22/2023 10:44
nga:G B

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se statusi i djeshëm i Dejona Mihalit tregon se pushteti po e keqpërdor AKI-në, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo ka treguar se po përgjohen liderët e opozitës.

Sipas Kajtazit, opozita duhet të nis hetim parlamentar dhe të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për atë informatë që ka dhënë ajo.

Postimi i tij i plotë:

Statusi i djeshem i Dejona Mihalit, tregon se pushteti po e keqperdor AKI-ne.

Me apo pa qellim, Mihali, e cila udheheq shtetin paralel brenda shtetit, ka treguar se po pergjohen lideret e opozites.

Opozita duhet te nis nje hetim parlamentar dhe te beje kallzim penal ne Prokurorine Speciale per kete informate qe ka dhene ajo.

Ja cfare thote ajo:

May be an image of text