Lajme

Kajtazi: Blerim Kuqi ka qenë i arrestuar nga UÇK-ja

05/03/2022 22:47
nga:Q R

Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus ka thënë se duhet që në Kosovë duhet të vendoset drejtësi me doemos ndaj viktimave.

Ai ka përmendur edhe një rast ku sipas tij, UÇK-ja e kishte arrestuar pjesëtarin e vet, Blerim Kuqi.

Kajtazi ka deklaruar se ai është mbajtur në burg në Kleçk.

“Blerim Kuqi ka qenë në burg në Kleçk. Qeky Blerim Kuqi që e njohim nga UCK-ja ka qenë i arrestuar në Kleçk, ka qenë në burg të UÇK-së”, ka thënë ai.