Lajme

Kajtazi: Administrata Biden e ka shtyrë Kurtin që të bëjë marrëveshjen më të keqe për Kosovën

11/05/2024 23:51
nga:Sh R

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se beson që Donald Trump do të duhej t’i fitonte zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se nën Administratën Biden, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shtyrë që ta bëjë marrëveshjen më të keqe për Kosovën, në Bruksel përkatësisht në Ohër.

“Kjo marrëveshje të cilën e kemi arritur ne, ajo Kosovën e çon drejt një ndarje mes dy kombeve, shqiptare dhe serbe dhe krijimit të një autonomie për serbët në Kosovë”, tha Kajtazi në Klan Kosova.