Sporti

Kai Havertz pësoi një dëmtim të tmerrshëm në gisht teksa shënoi kundër Tottenhamit

01/06/2022 08:21
nga:Lorik J

Kai Havertz pësoi një thyerje të gishtit duke shënuar golin e parë kundër Spurs mbrëmë.

Gjermani e çoi në avantazh Chelsean 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, por theu gishtin teksa realizoi golin, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Chelseat ishin në delir pas golit, por vetë Havertz nuk ishte shumë i disponuar për festë.

Ai ishte në siklet serioz dhe u pa duke shtrënguar dorën pasi kishte dhimbje në gishtin e vogël të dorës.

Ja pamjet: