Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, foli në fletoret e Bild-it të sotëm për Manuel Neuer.
Kahn tha se Bayern do ta ketë të vështirë të gjejë zëvendësim për të në janar, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne e njohim Manuelin: ai do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer në top formë. Një zëvendësues? Sigurisht që është jashtëzakonisht e vështirë veçanërisht pasi jo shumë klube duan të heqin dorë nga numri i tyre 1“, tha ai.
Kujtojmë se Neuer u lëndua gjatë pushimeve të tij në skijim.
/GazetaBlic Sport./


