Oliver Kahn, drejtori menaxhues i Bayernit mirëpret Matthijs de Ligt.
Kahn thotë se me transferimin e De Ligt skuadra e tij ka arritur në një nivel të lartë në aspektin defansiv, përcjell GazetaBlic Sport.
“Matthijs de Ligt ka mësuar të marrë përgjegjësi në një moshë e re”, tha Kahn.
“Një ekip i fortë nuk ka nevojë vetëm për një sulm të fortë dhe me këtë transferim ne po forcojmë mbrojtjen tonë në një nivel absolutisht të lartë”, përfundoi Kahn.
Kujtojmë se De Ligt ka nënshkruar marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2027.
/GazetaBlic Sport


