E ardhmja e Lewandowskit te Bayern është ende e paqartë.
Bayern Munich dhe Lewandowski ende nuk kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës të sulmuesit polak, shkruan GazetaBlic Sport.
Legjenda e klubit bavarez tha në një intervistë se Lewandowski nuk do të largohet nga Bayerni.
“Jemi duke biseduar me të (Lewandowskin) dhe duam që të mbetet në Bayern sa më gjatë të jetë e mundur. Duket se dikush e sheh futbollin si një lojë menaxheriale, ‘Football Manager’, ku klikon dhe kontrata vazhdohet menjëherë. Lewa ka kontratë me ne. Ndërkohë, duhet të shikohen edhe mundësitë financiare. Paratë duhet të dish t’i menaxhosh dhe t’i arsyetosh ato. Bayerni ka vuajtur shumë në dy vjetët e fundit shkaku i pandemisë”, u shpreh Kahn për “Sport1”.
/GazetaBlic Sport/


