Lajme

Kadyrov: Rusia të mos e ndal luftën, Kievi duhet të pushtohet

03/29/2022 20:36
nga:Astrit Gashi

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov vlerësoi sot se operacioni rus në Ukrainë nuk duhet të ndalet, se është e nevojshme të përfundojë ajo që ka filluar dhe të pushtohet Kievi.

“Ajo që ka filluar duhet të përfundojë, jo të ndalet. Ne duhet të hyjmë në Kiev dhe ta pushtojmë atë,” tha Kadyrov në një mbledhje të forcave ushtarake në kryeqytetin çeçen, Grozny, raportoi RIA Novosti.

“Ne riafirmojmë se jemi të gatshëm të shkojmë kudo për të zbatuar çdo urdhër, sado i vështirë qoftë,” theksoi lideri çeçen.