Ramzan Kadyrov, kreu i Republikës së Çeçenisë, tha sot herët në mëngjes se forcat ruse do të nisnin një ofensivë, jo vetëm në portin e rrethuar të Mariupolit, por edhe në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.
“Do të ketë një ofensivë, jo vetëm në Mariupol, por edhe në vende të tjera, qytete dhe fshatra”, tha Kadyrov në një video të publikuar në Telegram, raporton Reuters.
Ai njoftoi se fillimisht do të çlirohen Lugansku dhe Donetsk dhe më pas Kievi dhe të gjitha qytetet e tjera.
“Ju siguroj: asnjë pjesë e fituar nuk do të kthehet,” tha Kadyrov, i cili shpesh e përshkruan veten si “këmbësori” e presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për pushtimin e Kievit.


