Tanket amerikane Abrams janë “makina me pedale për fëmijë” në krahasim me tankun luftarak të modernizuar sovjetik T-72, tha udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, përcjell GazetaBlic.
“Kjo është fuqi e vërtetë! Tanku i përmirësuar sovjetik “T-72”! I rafinuar dhe i përmirësuar. Me komoditetin dhe prakticitetin e një “Maybach”. Ekziston edhe një kamerë mbrapa, në mënyrë që të mos shtypni aksidentalisht dikë, apo edhe anasjelltas, për t’i shtypur nëse lind nevoja. Ai i tejkalon pajisjet e huaja në fuqinë luftarake, kontrollin, mbrojtjen dhe lehtësinë e përdorimit. Me të, çdo sulm është si peshkimi në një jaht – një kënaqësi”, shkroi Kadyrov në Telegram.
Ai shtoi se tanku “T-72” është spektakolar, i dallueshëm dhe ka një pamje të frikshme.
“Në një tank të tillë do të hyjmë në Kiev dhe do të bëjmë denazifikimin, duke thyer “Abrams” si arra! Na prisni!”, tha lideri i Çeçenisë.


