Lajme

Kadyrov: “Do të demilitarizojmë shtetet e NATO-s, e para në radhë është Polonia”

07/19/2022 20:31
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po vazhdon me deklaratat e tij “bombastike”.

Sot ai postoi një video/porosi, ne të cilën foli “për hartimin e planeve të për çmilitarizimin e vendeve të NATO-s”, duke theksuar se pas pushtimit të Ukrainës në radhë do të jetë Polonia, përcjellë GazetaBlic.

“Planet janë madhështore. Tashmë jemi duke zhvilluar një plan për çmilitarizimin e vendeve anëtare të NATO-s dhe i parë në radhë, pas pushtimit të Kievit, është Polonia”, shkroi Kadyrov në kanalin e tij Telegram.

Rusia filloi një operacion ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, theksoi se operacioni ka për qëllim “mbrojtjen e njerëzve që janë ekspozuar ndaj keqtrajtimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet”.