Lajme

Kadrijaj uron nënën Rukë për ditëlindje: Heroina që lindi dhe rriti gjeneralë!

05/06/2026 10:38
nga:Genita C

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka shkuar për urime familjes Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së nanës Rukë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e quan nënën Rukë nënë heroinë që lindi dhe rriti gjeneralë.

Ndër të tjera, Kadrijaj tha se nëna Rukë mbetet simbol i sakrificës, i qëndresës dhe i dashurisë së pashtershme.

“Nga duart e saj dolën burra të fortë, me zemër të madhe për familjen dhe atdheun. Zoti i dhëntë shëndet, jetë të gjatë dhe krenari të pafund për gjithçka që ka dhënë”, ka shkruar ish-deputetja.