Lajme

Kadrijaj thotë se vendimi i BQK-së është demokratik, por kërkon koordinim me ShBA-në dhe vendet tjera

02/11/2024 21:47
nga:Gazeta Blic

Dikush nga opozita po e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për dinarin.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se vendimi i BQK-së është demokratik.

Magjithatë, zyrtarja e AAK-se po kërkon koordinim me ShBA-në dhe vendet tjera.

“Në Kushtetuën e Republikës  Kosovës dhe secili vend i pavarur e demokartik e ka valutën zyrtare”, tha ajo.

Sipas saj, me propozimin e BQK-së propozohet se valuta e Republikës Kosovës është euro. Prandaj, shton ajo, është një veprim demokratik, sepse secili vend duhet me pas një valutë.

“Por ajo çka po kërkohet nga ndërkombëtarët është mos filloj menjëherë implementimi i kësaj valute, por t’i jepet kohë dhe atyre institucioneve kanë punuar me dinarë”.

“Është veprim demokratik, Kosova duhet ketë valuten e vet. Ajo çka po kërkohet nga aleatët tanë, është mos filloj menjëherë implementimi i kësaj valute, dhe qeveria e ka obligim bisedoj me aleatet tanë Kosova mos ketë sanksione të reja, dhe mos nxis konfilkte reja”.

Sipas saj, këto veprime mund ta tensionojnë situatën  veri vendit, dhe kjo nuk është mirë Kosovës, por favor Serbisë dhe Rusisë.

“Tendenca e Serbisë është filloj një konflikt i ri ose këtë një krizë tjetër, dhe Kosova nuk duhet t’i jep një adut  tillë Serbisë, e as ndonjë vendi tjetër  mënyrë  nxit ndonjë tension. Por, fokusi është dashur të jetë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat do të kishin qenëpërputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo. Gazeta Blic.