Lajme

Kadrijaj thotë se po sulmohen veteranët, i bën thirrje Muratit të vizitojë Kroacinë: Mua më vjen turp për këtë projektligj

05/13/2022 12:44
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se me projektligjin e pagave të propozuar nga qeveria Kurti, po sulmohen veteranët, teksa i bëri thirrje ministrit të Financave të vizitojë Kroacinë për të parë se si trajtohen atje kjo kategori, raporton GazetaBlic.

Kadriaj thotë se nuk ka pasur konsultime as me këshillin ekonomiko-social dhe sipas saj ky projektligj është turp.

“Ju po e shfrytëzoni këtë rast që të sulmohen veteranët. Ministër vizito Kroacinë dhe shih se si i trajtojnë veteranët. Ju po thoni që këto kategori nuk mund të përfshihen për shkak të mundësive buxhetore, ose është dasht të gjindet kjo mundësi ose mos të diskriminohen veteranët. Mua më vje turp për këtë projektligj që e keni sjell. Ajeni konsultuar me këshillin ekonomiko social?

Mos përfshirja e rritjes së pensioneve për veteranët, “përplas” pushtetin dhe opozitën