Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë sa i përket Manastirit të Deçanit.
Sipas saj, me këtë vendim ju është bërë padrejtësi e madhe komunës së Deçanit, raporton Gazeta10.
Kadrijaj ka shtuar se kryeministri Kurti ka mledhur aktivistë të Vetëvendosjes për të protestuar në Deçan për këtë llojë vendimi.
“Pas Manastirit të Deçanit në një ditë të tillë ai do ta pranojë edhe Zajadnicën dhe do të ju adresohet qytetarëve se ishte i detyruar”, tha ajo për Kanal10.
Rikujtojmë se Qeveria e Kosovës ka urdhëruar sot Agjencinë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kthimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.