Lajme

Kadrijaj reagon pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatimin e Haradinajt: Shifni ku ka arrit çmenduria e pushtetit

08/12/2026 20:36
nga:L J

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, e cila u bë sot brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj ka kritikuar pushtetin, duke e lidhur këtë deklaratë me, siç është shprehur ajo, nxitjen e militantëve kundër luftës dhe komandantëve të saj.

“Shifni ku ka arrit çmenduria e pushtetit, si i ka ushqy militantët kundër luftës dhe komandantëve të luftës. Po ju del boja kadal-kadal. Ramushi është legjendë”, ka shkruar Kadrijaj.