Lajme

Kadrijaj – Qeverisë: Jeni hajna dhe si të tillë keni me shku në burg

05/02/2024 16:51
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Qeveria Kurti është duke larguar policë hetimor dhe në pozita të tyre është duke vendosur familjarë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kadrijaj tha se largimi i tyre ka të bëjë me hetimet që këta policë janë duke i bërë.

Tutje, deputetja e AAK-së drejtuar deputeteve të pozitës iu tha se janë hajna dhe si të tillë kanë me shku në burg.

“Qëndroj prapa atyre që kanë thënë deputetët e opozitës. Ajo që më shqetësoj më së shumti është pse po largohen policët hetimor që po i hetojnë këto rastet e korrupsionit. Pse po largohen dhe cili është qëllimi. I keni larguar policët që janë më një prapavijë dhe kanë një shtazhë pune, duke i vendosur aty si policë familjarët e ministrit të Punëve të Brendshme. A keni thënë se familjarët janë për dasma e ahengje. Por, si ndodh që komplet një departament të jetë në përbërje të kushërinjve të ministrit Sveçla. Kjo është fakti më i mirë, që ju jeni në panik dhe që po tentoni me i fsheh të gjitha këto raste të abuzimeve dhe të korrupsionit. Kjo është e saktë…. kjo Qeveri nuk po qeveriset më duar të pastra dhe me jo ato kauza në të cilat keni ardhur në pushtet… Vazhdoni më këto kauza të rrejshme, se populli nuk i hanë më këto fore. Jeni hajna dhe si hajna keni me shku një burg”, ka deklaruar deputetja.