Lajme

Kadrijaj: Pse e qesin Albulena Haxhiun derisa nuk i sigurojnë 61 vota, Dehari s’ka të drejtë të ndal seancën!

04/23/2025 10:18
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se iu përgjigjën pozitivisht ftesës për takim me Avni Deharin.

Ajo tha se është obligim i LVV-së t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun.

Kadriajaj potencoi se Dehari s’ka të drejtë t’a ndal seancën por se duhet t’a hedhë në votim kandidaturën e Haxhiut.

“E pranuam propozimim për takim. Eshtë obligim i tyre me siguri 61 vota për Albulena Haxhiun. Pse e qesin Albulena Haxhiun derisa nuk i sigurojnë 61 vota.Zoti Dehari ka të drejtë ta thirr seancën dhe ta hedh në votim, kjo është puna e tij.

“Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve janë dy procedura të ndara.Ne e kemi thënë zotit Dehari se ska të drejtë ti thirrë më subjektet politik. Të njëjtin kandidat e kanë le t’ia sigurojnë votat. Zoti Dehari s’ka të drejtë me ndal seancën, duhet të hidhet në votim pavarësisht sa vota kanë”