Lajme

Kadrijaj për LVV-në: Sponsorizues të grupeve që shajnë luftën, UÇK-në e komandantët!

04/02/2026 19:17
nga:Y I

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadijaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” nuk u kursye me deklarata ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ajo u shpreh se kjo parti është sponsorizuesese e grupeve që shajnë luftën, UÇK-në e komandantët.

“Ata vet janë sponsorizues të atyre grupeve për ta shajtur luftën dhe për ta shajtur çdo kënd që ka qenë në luftë dhe pjesë e luftës. Janë sponsorizues që ta shajnë luftën, që t’i shajnë komandantët e luftës, e besa edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë vet sponsorizues”, tha ajo.