Time Kadrijaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, raporton GazetaBlic.
Kadrijaj ka thënë se qytetarët duhet të bashkohen për të dëshmuar se “liria, dinjiteti dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vlera që na bashkojnë”.
Ajo ka bërë thirrje që zëri qytetar të jetë “i fuqishëm, i dinjitetshëm dhe pa dallime politike”.
Marshi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, më 12 shtator, duke filluar nga ora 14:00.


